Policia izraelite sulmoi palestinezët e rinj me bomba zhurmuese në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Pas namazit të jatsisë dhe teravisë në xhami, që ndodhet në Qytetin e Vjetër në Jerusalemin Lindor, të rinjtë palestinezë u mblodhën ndërmjet Mesxhidit Kible dhe Kubbetu’s Sahra (që ndodhen brenda kompleksit Al-Aksa 145 dynym).
Policia izraelite pas një fare kohe ndërhyri me bomba zhurmuese të rinjtë që thirrësin “Allahu Akbar” dhe hidhnin slogane.
Kurse të rinjtë palestinezë u përgjigjën me gurë dhe fishekzjarrë.
Policia ndoqi të rinjtë në oborrin e kompleksit.
Ndërhyrje pati ehe ndaj të rinjve palestinezë në Portën e Damaskut në rajonin e Qytetit të Vjetër, që ndodhet brenda kompleksit Al-Aksa.
Policia izraelite ndërhyri me bomba zhurmuese dhe ujë të ndotur me presion ndaj të rinjve të mbledhur në Portën e Damaskut pas namazit të jatsisë dhe teravisë.
Përveç kësaj, policia speciale izraelite me veshje të zakonshme, e njohur si Mustaribin, që ishte në zonë, ndaloi një të ri.
Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze bëhet e ditur se policia izraelite nuk lejoi ekipet mjekësore që shkuan për të ndërhyrë ndaj të plagosurve në ngjarje.
Në sulmet e izraelit që vazhdojnë prej disa ditësh, numri i dëshmorëve u rrit në 35 ndërsa i të plagosurve në 200.