16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Izraeli shpall gjendjen emergjente në qytetin e Lodit, në kohën kur dhuna është përhapur

Më të lexuarat

Izraeli e ka shpallur gjendjen emergjente në qytetin e Lodit, pas shpërthimit të protestave dhe dhunës, derisa konflikti po vazhdon të intensifikohet mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë, shkruan BBC.

Shumë veturave u është vënë zjarri e 12 persona raportohet se janë plagosur pas përplasjes në qytetin e Lodit, transmeton Telegrafi.

Militantët palestinezë kanë shkrepur qindra raketa thellë në Izrael, derisa Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore mbi Gaza.

Si rezultat i kësaj kanë humbur jetën të paktën 40 persona – që po konsiderohet si dhuna më e madhe e parë në vitet e fundit.

Militantët palestinezë kanë shkrepur qindra raketa mbi qytetin e Tel Avivit, pasi Izrael kreu sulme ajrore duke demoluar një bllok të ndërtesave në Rripin e Gazës.

E ushtria izraelit ka njoftuar se për cak kishte militantët në Gaza, si kundërpërgjigje për raketat e shkrepura dhe sulmet e kryera në Jerusalem dhe rajone tjera. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit