-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sulmet e Izraelit ndaj Gazës rritën interesin për Islamin dhe numrin e të konvertuarve muslimanë në Spanjë

Më të lexuarat

Kreu i Shoqatës së Bashkësisë Islame të Spanjës dhe kreu i Fondacionit të Xhamisë së Madhe të Granadës, tha se është shënuar rritje në numrin e atyre që konvertohen në muslimanë

Kreu i Shoqatës së Bashkësisë Islame të Spanjës dhe kreu i Fondacionit të Xhamisë së Madhe të Granadës, Umar del Pozo, tha se bashkë me sulmet e Izraelit kundër Gazës, popullata ka treguar më shumë interes ndaj çështjes së Palestinës dhe se është shënuar rritje në numrin e atyre që konvertohen në muslimanë, raporton Anadolu.

Del Pozo i cili jeton në qytetin Granada të rajonit autonom të Andaluzisë në jug të Spanjës, tha për Anadolu se “Çështja e Palestinës tashmë i bën njerëzit të bëjnë më shumë pyetje. Ndoshta për herë të parë evropianët kanë filluar të shohin të vërtetat”.

Në Xhaminë e Madhe në Granda pothuajse çdo javë një person bëhet musliman duke shqiptuar Shehadetin, ndonjëherë kjo shifër rritet në dy, tha Del Pozo, i cili shtoi se ata që njohin Islamin kryesisht nga bashkëshortët ose rrethi shoqëror, tashmë po afrohen më shumë me muslimanët edhe për shkak të çështjes së Palestinës.

“I shohin sulmet, gënjeshtrat e Izraelit. Si rezultat, ata fillojnë të pyesin më shumë për botën e tyre të brendshme dhe përreth tyre. Shohin se atë që deri më tani e dinin të tillë se (palestinezët janë terroristë, izraelitët viktima) ishte në të vërtetë e kundërta. Ata bëhen të vetëdijshëm për të vërtetat që nuk i dinin deri më tani”, tha Del Pozo.

Shumë persona në Evropë, kanë njohur Islamin duke e shikuar në përjetimet e palestinezëve, u shpreh Del Pozo i cili shtoi se: “Pyetjet e tyre të brendshme shtohen kur shohin se palestinezët janë ende duke u përpjekur të kthehen në shtëpitë e tyre pavarësisht të gjitha sulmeve dhe se ata po luftojnë për të jetuar në ato troje edhe pse e dinë se do të vriten nesër. Ata thonë ‘Këtu ka diçka shpirtërore që unë nuk e di’. Sepse gjëja normale është të shkosh diku ku mund të jetosh më mirë kur je nën një kërcënim kaq të madh nga vdekja. Por ata qëndrojnë dhe luftojnë. Ata shohin se ekziston një fuqi shpirtërore përtej çdo logjike. Kështu e zbulojnë Islamin”.

Pasi bëri të ditur se në Granada vazhdojnë në mënyrë intensive protestat në mbështetje të popullit të Palestinës dhe se në këto protesta ka pjesëmarrje të lartë, Del Pozo bëri vlerësimin se “Edhe pse ne si bashkësi islame në Granada organizojmë protesta, ka pjesëmarrje nga çdo vend. Ne gjithashtu u tregojmë fqinjëve tanë të krishterë për atë që po ndodh në Palestinë. Ndërsa protestojmë së bashku në rrugë, ata vazhdimisht na bëjnë pyetje dhe përpiqen ta njohin Islamin më nga afër. Mund të them se tërheq më shumë vëmendjen e popullit. Por kjo nuk është diçka unike vetëm për Granadën. E gjithë Evropa ngre zërin për çështjen palestineze”.

Gjithashtu Del Pozo tha se më 24 nëntor në Xhaminë e Madhe u lexua Kuran dhe u kryen lutje për palestinezët me një pjesëmarrje të lartë.

Del Pozo tha se numri i muslimanëve në Granada shtohet çdo ditë e më shumë dhe se pak kohë më parë në qytet u hap një xhami e re nga ana e marokenëve.

Në anën tjetër, 26 vjeçari Nahuel Calderon shpjegoi se filloi të njohë Islamin falë të dashurës së tij dhe se pak kohë më parë u konvertua në musliman.

“Tashmë mund të them se kam më shumë qetësi shpirtërore, vazhdoj një jetë më të qetë. E shoh se njerëzit tashmë kanë më shumë informacione përpara tyre që ta njohin Islamin. Ai që ka pak interes, ai që kërkon qetësi të brendshme (shpirtërore) mund të arrijë tek Islami me lehtësi”, thksoi Calderon.

Në Granada jetojnë rreth 37 mijë muslimanë, ndërsa rreth 4 mijë prej tyre e përbëjnë spanjollët që janë konvertuar në Islam dhe fëmijët e tyre të brezit të tretë.

Popullata muslimane në të gjithë Spanjën e cila arrin në 3 milionë kryesisht me origjinë nga Maroku, Pakistani, Bangladeshi, Senegali dhe Algjeria, jeton kryesisht në Katalonjë, Velencia, Andaluzi dhe Madrid.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit