18 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

“New York Times”: Më shumë se një vit Izraeli e dinte për planin e sulmit të Hamasit

Më të lexuarat

Inteligjenca dhe sektori ushtarak izraelit e vlerësuan planin si imagjinar dhe si të vështirë për t’u zbatuar

Izraeli kishte planin e detajuar të cilin e kishte përgatitur Hamasi për sulmin e 7 tetorit, më shumë se një vit para incidentit, por zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës së vendit e injoruan atë, duke e konsideruar planin shumë të vështirë për t’u zbatuar, transmeton Anadolu.

Gazeta “New York Times” (NYT) raportoi se dokumenti afërsisht 40 faqesh, i quajtur “Jericho Wall” nga zyrtarët izraelitë dhe gjoja i përgatitur nga Hamasi, përmbante një rrëfim rresht pas rreshti të sulmit të gjithanshëm të kryer nga Hamasi mëngjesin e 7 tetorit.

Teksti thekson se Izraeli ishte në dijeni të planit të detajuar të përgatitur nga Hamasi për sulmin për më shumë se një vit dhe pretendonte se zyrtarët ushtarakë dhe të inteligjencës së vendit nuk e kishin marrë parasysh planin, duke e përshkruar atë si “imagjinar” dhe “të vështirë” për ta zbatuar.

Edhe pse dokumenti të cilin e kishte parë NYT nuk jepte datë të qartë për sulmin, thuhet se përshkruante planin metodik të sulmit të krijuar për të “shkatërruar fortifikimet rreth Rripit të Gazës, marrjen e qyteteve izraelite dhe për sulmet ndaj bazave kryesore ushtarake”.

“Raketat e Hamasit”, e cila ishte pjesë e planit të sulmit dhe e parashikuar në dokument, dronët që do të çaktivizojnë kamerat e sigurisë dhe mitralozët automatikë përgjatë kufirit dhe njerëzit e armatosur që hyjnë masivisht në Izrael me paragliderë, motoçikleta dhe në këmbë, e gjithë kjo ka ndodhur më 7 tetor.

Dokumenti pretendonte se duket se Hamasi kishte marrë disa informacione “të ndjeshme” në lidhje me ushtrinë izraelite, vendndodhjen dhe madhësinë e forcave ushtarake izraelite, që vë në dyshim nëse kishte pasur ndonjë rrjedhje informacionesh brenda agjencisë së sigurisë izraelite.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë në detyrë në kufirin e Gazës thuhet se kanë thënë se qëllimet e Hamasit ishin “të paqarta”.

Në korrik 2023, një analist i lartë nga Njësia 8200, e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe dekodimin e sinjaleve të të dhënave të inteligjencës në Izrael, kishte paralajmëruar se Hamasi po kryente trajnim intensiv që zgjatën për ditë të tëra dhe ishin të ngjashme me ato të përshkruara në plan.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit