8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sulm ndaj varrezës myslimane në Mulhouse të Francës

Më të lexuarat

Në qytetin Mulhouse, në verilindje të Francës janë dëmtuar varret myslimane.

Kryebashkiakja, Michele Lutz dënoi sulmin ndaj varreve myslimane, ndërsa policia e Mulhouse nisi një hetim në lidhje me sulmin.

Kurse Këshilli Islamik i Francës (CFCM) e dënoi fuqishëm sulmin.

Në një deklaratë të bërë nga Këshilli, thuhet se janë në solidaritet me familjet e përkatëse (të cilave u janë dëmtuar varret) dhe u bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë gjithçka për të gjetur autorët e këtij sulmi.

Edhe në deklaratën e Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare (DITIB) se ndjehen të pikëlluar nga sulmi mbi varret e myslimanëve.

Në deklaratë, ku thuhet se forcave të sigurisë iu besua gjetja e autorëve të sulmit dhe u falënderuan të gjithë zyrtarët që treguan mbështetje, ndër të tjera thuhet: “Ashtu si çdo gjallesë ka të drejtën e jetës, edhe varrezat ku ne dërgojmë të dashurit deri në përjetësi padyshim meritojnë respekt. Edhe pse është për të ardhur keq që vandalizmi ka arritur deri këtu, të dish që lëvizje të tilla nuk përfaqësojnë Francën na jep shpresë për të ardhmen.”

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit