15.2 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Përmbytje në Evropë, dhjetëra banorë evakuohen në Francë e Spanjë

Më të lexuarat

Shirat e dendur kanë pushtuar një pjesë të madhe të Francës jugperëndimore duke sjellë vërshime të lumenjve. Me dhjetëra banorë janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre.

Erërat e ngrohta jugore që kanë shkrirë borën në malet Pirenej, ditët e fundit kanë ndikuar edhe më shumë në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve, të cilat pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

“Uji po ngrihej shumë, menduam të rrinim brenda, se nuk donim të dilnim nga shtëpia, zjarrfikësit na çuan në shtëpinë e të moshuarve, deri kur do të qëndrojmë nuk e di”, u shpreh Maria, banore e evakuuar në një shtëpi të moshuarish.

“Situata është më e keqe se në vitet 2018-2019 dhe kjo është e pa imagjinueshme shprehet një tjetër banor i evakuar.

Agjencia e motit Meteo France paralajmëron për rreziqe të larta orteku në Pirenej, të cilët ndajnë Francën nga Spanja, edhe në këto zona raportohet për përmbytje.

Përmbytjet e forta në rajonet veriore të Spanjës dhe Navarrës zhytën nën ujë dhjetëra makina dhe shtëpi. Të paktën një person humbi jetën. Për shkak të shirave të dendur lumenjtë vijojnë të dalin nga shtrati .

“Nuk mbaj mend kaq shumë përmbytje. Unë supozoj se i gjithë uji është bashkuar, me borën dhe daljen e ujit të rezervuarëve. Është vërtet e paimagjinueshme” tha një banor.

Lumi Arga në rajonin e Navarrës të Spanjës doli nga shtrati .Trafiku është ndërprerë dhe disa familje që banojnë buzë lumit janë evakuuar.Bashkimi i tre lumenjve, Arga, Aragón dhe lumi Ebro, po monitorohen pasi Konfederata Hidrografike e lumit Ebro konsideroi se do të arrijë kulmin maksimal gjatë ditës së dielë. /euronews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit