-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Suedia, gati t’i bindet bindshëm Turqisë për NATO-n

Më të lexuarat

Qeveria e re e Stokholmit, në një linjë me pretendimet e Ankarasë

Qeveria e re suedeze është e vendosur të pajtohet me Turqinë për kandidaturën e saj për në NATO, tha kreu i ri i diplomacisë, Tobias Billstrom.

Ai tha se vendi i tij mund të përmbushë të gjitha pikat e “memorandumit trepalësh” të nënshkruar në fund të qershorit nga Turqia, Suedia dhe Finlanda.

“Ne do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi memorandumit dhe pikave të ndryshme të tij, për këtë jam mjaft i sigurt”, tha Billstrom.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n këtë vit pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi në fund të shkurtit.

Vendimi i tyre u mirëprit nga shumë anëtarë të NATO-s, por procesi u bllokua nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke akuzuar Finlandën dhe Suedinë për favorizimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe aleatëve të saj, të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.

Billstrom tha se ai mbështet qëndrimin e Turqisë dhe Bashkimit Evropian ndaj PKK-së, duke shtuar se ajo është një organizatë terroriste “nga fillimi në fund” dhe se Suedia i kupton shqetësimet e Turqisë.

Memorandumi përfshin gjithashtu një angazhim për “përgjigjje të shpejtë dhe të plotë ndaj kërkesave në pritje të dëbimit ose ekstradimit për të dyshuarit për terrorizëm” të lëshuara nga Turqia.

Ministri i ri suedez tha se vendi i tij është i gatshëm të mbajë premtimet e tij, por se duhet të jetë “në mënyrë ligjore dhe të sigurt dhe në përputhje me Kushtetutën”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit