3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Sudani kompenson 335 milionë dollarë SHBA-në

Më të lexuarat

Sudani ka kompensuar me para Shtetet e Bashkuara për disa dëme materiale dhe vrasjen e një amerikani.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë 335 milionë dollarë kompensin nga shteti sudanez për viktimat e bombardimeve të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998 dhe USS Cole në vitin 2000, raporton reuters.

Gjithahtu do të kompensohet edhe familja e punonjësit të ndjerë, John Granville, i cili u vra në vitin 2008, tha sekretari i shtetit, Anthony Blinken.

“Ne shpresojmë që kjo t’i ndihmojë ata në gjetjen e një zgjidhjeje për tragjeditë e tmerrshme që ndodhën”, tha Blinken për viktimat.

“Me këtë proces sfidues prapa nesh, marrëdhëniet SHBA-Sudan mund të fillojnë një kapitull të ri”. Shtoi ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit