14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Abazoviq dhe punëtorët e mediave nesër marrin vaksinën e AstraZenecas

Më të lexuarat

Vaksinimi i punonjësve të mediave me AstraZeneca do të fillojë nesër në Qendrën Muzikore (ish-shtëpia e JNA) në Podgoricë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi.

Siç njoftoi rtcg, vaksinën do ta merr nesër edhe zëvendëskryeministri i shtetit malazez, Dritan Abazoviq.

Sipas departamentit qeveritar, vaksinimi do të kryhet çdo ditë, varësisht nga interesimi i njerëzve duke filluar nga ora 08:00 deri në 20:00.

“Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të marrë nesër vaksinën AstraZeneca, në mënyrë që të konfirmojë me shembullin se vaksinat e prodhuesit britanik janë të sigurta dhe efektive”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani kanë regjistruar 90832 raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 1266 persona. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit