Këta njerëz mund të konsiderohen si më fatlumët e ditës së hënë, njofton Klan Kosova.
Që të gjithë mrekullisht shpëtuan nga një aksident fort i rrezikshëm.
Besnik Salihu si dëshmitar i gjithë kësaj ngjarjeje që ndodhi , në rrugën Rexhep Bislimi në Ferizaj, thotë se ishte moment i frikshëm, por edhe i gëzueshëm, kur shpëtuan këmbësorët.
Aksidenti sipas, këtij qyteti ndodhi pasi një makinë Golf 7 u aksidentua fillimisht me një makinë tjetër në rrugë.
Kronikë nga Rejhane Selimi