1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Studimi: Ndotja e ajrit përkeqëson problemet e shëndetit mendor

Më të lexuarat

Sipas një studimi, ndotja e ajrit mund të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor, shkruan kathimerini

Studimi, i cili përfshiu  13,000 persona nxori në pah se rritja e nivelit të dioksidit të azotit në atmosferë rrit me 32% shanset për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe me 18% rrezikun e shtrimit në spital.

Studimi përfshiu gjithashtu numrin e pacientëve të shtruar në spital dhe numrin e vizitave tek mjekët. Rritja e nivelit të ndotjes lidhet gjithashtu me rritjen e vetëvrasjeve dhe incidencën e sëmundjeve të shëndetit mendor.

Hulumtime të tjera kanë treguar se ndotja e ajrit shkakton humbje të inteligjencës dhe lidhet me demencën. Një studim global i vitit 2019 raportoi se ndotja dëmton çdo organ në trupin e njeriut.

Banka Botërore tha se kostoja shëndetësore për shkak të ndotjes së ajrit arrin në 5 trilionë dollarë në vit. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit