6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Mbushen spitalet në Kosovë, nga nesër ambulancat në QKUK do shërbejnë vetëm për pacientë me COVID

Më të lexuarat

Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të të shtruarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

Hapësirat e ambulancave  do të shërbejnë për shtrimin e pacientëve me COVID-19.

“Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.

ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në të njëjtën kohë ShKUK apelon qytetarët që të vaksionohen dhe t’i respektojnë masat anti-Covid.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi. /Abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit