2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Studimi i ri: Aspirina nuk rrit mundësinë e mbijetesës te pacientët me Koronavirus

Më të lexuarat

Aspirina nuk rrit mundësinë e mbijetesës te pacientët me Koronavirus, thotë studimi më i ri.

Studimi RECOVERY përfshiu afërsisht 15,000 pacientë të shtruar midis nëntorit 2020 dhe marsit 2021, për të vlerësuar efektivitetin e aspirinës. Aspirina është një ilaç i përdorur gjerësisht për të zvogëluar mpiksjen e gjakut në sëmundje të ndryshme.

Sipas ekspertëve, pacientët i infektuar me COVID-19 janë në rrezik të rritur të trombozës, me embolinë pulmonare që është ndërlikimi më i zakonshëm.

Një total prej 7,351 pacientësh u vendos që të merrnin 150 mg aspirinë një herë në ditë përkundrejt 7,541 pacientëve që merrnin trajtim rutinë për COVID-19 .

Studimi nuk tregoi që administrimi i aspirinës uli vdekshmërinë në pacientët e shtruar në spital me COVID-19. Nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht në pikën përfundimtare primare të studimit që ishte vdekshmëria në ditën 28 ​​nga fillimi i simptomave.

Rezultatet ishin të ngjashme në të gjitha analizat e planifikuara të nëngrupeve të ndryshëm të pacientëve. Të pacientët të cilët kanë marrë aspirinë kishte një kohëzgjatje të reduktuar paksa e hospitalizimit.

Midis atyre që nuk ishin të mbështetur nga ventilimi mekanik në kohën e regjistrimit, nuk kishte ndonjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm në përqindjen e pacientëve që iu nënshtruan intubimit ose ndërruan jetë nga sëmundja. Për çdo 1.000 pacientë që morën aspirinë, afërsisht 6 pacientë të tjerë përjetuan gjakderdhje të madhe dhe afërsisht 6 pacientë më pak kishin një ngjarje tromboembolike.

Si përfundim, studimi RECOVERY nuk tregoi një përfitim në uljen e vdekshmërisë nga administrimi i aspirinës për të parandaluar ngjarjet tromboembolike./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit