9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shefi i NATO-s: Samiti vjen në një moment kyç për aleancën

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u ka uruar mirëseardhjen liderëve globalë në samitin e së hënës me anë të një postimi në Twitter. Jens Stoltenberg shprehet se ky takim vjen në një moment “moment kyç” për grupin.


“Në një epokë të konkurrencës globale, ne qëndrojmë të fortë së bashku si një familje transatlantike,” shkroi ai.

Ndërsa mbërrinte në samitin e sotëm Stoltenberg tha se tashmë është koha për të “hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike.” Sekretari i Përgjithshëm paralajmëroi gjithashtu se marrëdhënia e aleancës me Rusinë ndodhen në pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë “për shkak të modelit të sjelljes agresive të Rusisë”.

Në lidhje me Kinën, Stoltenberg tha se vendi ofron mundësi por “gjithashtu paraqet disa sfida për sigurinë “. s.b/abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit