3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stoltenberg: Rreziku më i madh do të ishte fitorja e Rusisë në Ukrainë

Më të lexuarat

“Rreziku më i madh do të ishte që Rusia të fitojë në Ukrainë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Rezultati i kësaj lufte do të formësojë sigurinë globale për dekada”, tha Stoltenberg

Samiti i NATO-s i cili mblodhi së bashku liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, filloi me një ceremoni ku u shënua 75-vjetori i aleancës, raporton Anadolu.

Ceremonia u mbajt në “Auditoriumin Andrew W. Mellon” në Washington, ku në vitin 1949 u nënshkrua “Traktati i Atlantikut të Veriut” nga 12 vende dhe u krijua NATO.

Në ceremoni hynë fillimisht bashkëshortet e liderëve dhe më pas morën pjesë liderët e ftuar të Ukrainës, Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut.

Ndërsa 32 liderët anëtarë të NATO-s erdhën në zonën e ceremonisë dhe u ngjitën në skenë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në ceremoni u shfaq një video me pamje të ngjarjeve të ndryshme si Lufta e Dytë Botërore, themelimi i NATO-s, lufta e Bosnjës, aneksimi i Krimesë dhe lufta Rusi-Ukrainë.

– “Rreziku më i madh do të ishte fitorja e Rusisë në Ukrainë”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili mbajti fjalën e hapjes së ceremonisë, deklaroi se ka respekt të madh për “Traktatin e Atlantikut të Veriut” dhe theksoi se paqja u ruajt falë marrëveshjes.

Ai tha se NATO ka dalë kështu në plan të parë si aleanca më e suksesshme në histori. “Në përvjetorin tonë të 75-të, mund të themi lehtësisht se NATO nuk është vetëm aleanca më e suksesshme dhe më e fortë, por në të njëjtën kohë edhe aleanca më jetëgjatë në histori”, tha Stoltenberg.

Duke tërhequr vëmendjen se historia e Evropës ndryshoi pas vendimit të zgjerimit të NATO-s, Stoltenberg tha se “Aleatët treguan qartësi dhe vendosmëri në atë kohë. Ndërsa tani ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është kriza më e madhe e sigurisë që ka ndodhur ndër breza”, shtoi Stoltenberg. Pasi tha se aleatët e NATO-s i kanë siguruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës, Stoltenberg u shpreh se mbështetja ka disa rreziqe dhe kosto.

“Por, rreziku më i madh do të ishte që Rusia të fitojë në Ukrainë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Rezultati i kësaj lufte do të formësojë sigurinë globale për dekada. Tani është koha për të mbrojtur demokracinë dhe ne duhet ta bëjmë këtë në Ukrainë”, potencoi Stoltenberg.

Ai vuri në dukje se fitorja e Rusisë do të inkurajonte jo vetëm presidentin rus Vladimir Putin, por edhe “udhëheqësit autoritarë” si Irani, Koreja e Veriut dhe Kina. Stoltenberg tha se këto vende mbështesin Rusinë dhe duan që NATO të dështojë.

Stoltenberg nënvizoi se NATO ka kaluar nëpër “stuhi shumë të mëdha” për 75 vjet dhe se aleatët janë të lidhur me njëri-tjetrin nga interesat, historia, traditat dhe vlerat dhe se të gjithë anëtarët duhet ta dinë vlerën e aleancës.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit