4 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe 12 shtetas të huaj, në sulmin vetëvrasës me bombë në zonën kryesore tregtare dhe turistike në qendër të Stambollit, ka bërë të ditur ministri turk i shëndetësisë, transmeton Zeri.info.
Dhe tani sapo është zbuluar videoja e cila tregon momentin kur sulmuesi e aktivizon bombën që e mbante në trup, duke shkaktuar edhe tragjedinë në fjalë. Policia thotë se sulmuesi ka aktivizuar bombën para se të arrinte tek shënjestra e tij, sepse ishte frikuar nga policia.