11 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Merkel: Realizimi i marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së nuk do të jetë i lehtë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu kënaqësi për shkak të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për ndalim të migrimit ilegal në Evropë, duke thënë se realizimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

“Nuk kam iluzion se kjo që e arritëm nuk do të ndiqet me probleme. Ekzistojnë probleme të mëdha juridike të cilat duhet t’i tejkalojmë”, theksoi Merkel në konferencën për shtyp me kryeministrin turk Ahmet Dautogllu.

Megjithatë, ashtu siç shton ajo “është arritur marrëveshje e cila ka progres të pakthyeshëm”.

Kancelarja gjermane theksoi se është shumë e rëndësishme që është arritur pajtueshmëri mes 28-të vendeve anëtare të BE-së, sepse “ajo tregon se Unioni është ende i aftë të ndërmarrë vendime të rënda dhe të menaxhojë me kriza komplekse”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit