3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Stamboll, hapet ekspozita me fotografi “Masakra e Srebrenicës”

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, Shoqata e Fëmijëve të Botës ka hapur në Stamboll ekspozitë fotografish me temë “Masakra e Srebrenicës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ekspozitën e hapur në stacionin hekurudhor historik në Sirkeci të Stambollit, janë vendosur fotografi nga Marshi i Paqes (Mars Mira) dhe nga ceremonitë mortore të viktimave të masakrës.

Krahas kësaj, përmes ekranëve të mëdhenj të vendosur në hapësirën e ekspozitës, u shfaqën disa dokumentarë në lidhje me masakrën e vitit 1995 në të cilën mbi tetë mijë civilë u vranë në mënyrë makabre.

“100 të rinj do t’i dërgojmë në Bosnjë dhe Hercegovinë me tren”

Themeluesi dhe zëvendëskryetari i Shoqatës së Fëmijëve të Botës, Aslan Biçici, për AA tha se prej shtatë vitesh shoqata dërgon të rinj në Marshin e Paqes dhe se për ceremonitë përkujtimore të këtij viti do të dërgojnë 100 të rinj në Bosnjë che Hercegovinë me tren, për të marrë pjesë edhe në marshin që, siç tha, zgjat 110 kilometra.

Ai informoi se udhëtimi do të nisë të shtunën, kurse gjatë tij do të shëtisin një pjesë të madhe të Ballkanit.

“Duam t’i dërgojmë të rinjtë tanë dhe t’i shëtisin vendet me të cilat kemi lidhje shpirtërore, siç janë Shkupi, Prishtina, Prizreni, Maqedonia, Beogradi, Sanxhaku”, tha Biçici.

Biçici shtoi se udhëtimi do të realizohet natën, kurse gjatë ditës do të shëtisin qytetet ku ndodhen. “Në ditën e parë do ta shëtisim Bullgarinë, ndërsa në dy ditët e ardhshme Maqedoninë, e më pas Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Programi ynë në Bosnjë dhe Hercegovinë do të zgjasë gjashtë ditë. Së bashku me shumë organizata joqeveritare do të realizojmë takime për fëmijë dhe të rinj”, njoftoi Biçici.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit