11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmë për Jemenin

Më të lexuarat

HATAJ (AA) – Gjysmëhëna e Kuqe Turke në kuadër të fushatës “Bëhu Shpresa” të iniciuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, po dërgon ndihma në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Eksperti i Logjistikës së Drejtorisë për Ndihma të Programeve Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Huseyin Tatar, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në kuadër të projektit “Bëhu Shpresa” kanë dërguar kamionin e parë të ndihmave gjatë muajit të Ramazanit në Somali.

Përsëri, në kuadër të kësaj fushate, Tatar bëri të ditur se ka filluar bartja e ndihmave në anijen e dytë të cilat do të dërgohen në Jemen dhe që do të jenë gjithmonë pranë personave në nevojë.

Kurse edhe përgjegjësi i Logjistikës së Ndihmave Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Adem Karakaya, në një deklaratë me shkrim ka bërë të ditur se me anije do të dërgohen 10 mijë tonë miell, 1 mijë tonë makarona dhe biskota të fëmijëve, rreth 34 tonë barëra të kolerës dhe barëra të ndryshme, 100 karroca, 10 kontejnerë me pajisje për spitalin fushor dhe 15 mijë palë pantofla.

“Dërgohen materiale të ndihmës në vlerë prej gjithsej 32 milionë lira turke (rreth 800 mijë euro). Po planifikohet që anija të arrijë në Jemen në shoqërim të fregatës së luftës së Forcave Detare Turke”, tha Karakaya.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit