4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Stacionet e pastrimit të njeriut prej mëkateve – Ibn Kajjimi

Më të lexuarat

 

Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Pastrimi (nga mëkatet) në këtë botë ndodh përmes katër gjërave:
1- Pendimit,
2- kërkimit të faljes (istigfarit),
3- veprave të mira që i shlyejnë të këqijat dhe
4- fatkeqësive që bëhen shkak për falje.
Nëse këto katër elementë e pastrojnë dhe e çlirojnë njeriun, ai është nga ata për të cilët thuhet: ‘Melekët ua marrin shpirtin atyre duke qenë të pastër’…
Por, nëse këto katër elementë nuk janë të mjaftueshëm, atëherë pastrohet në jetën e varrit përmes tre gjërave:
5- namazit të xhenazes dhe lutjeve të besimtarëve ndaj tij, kërkimit të faljes që bëjnë për të dhe ndërmjetësimit të besimtarëve për të.
6- pastrimi përmes sprovës në varr, frikës së pyetjeve nga engjëjt, ngushtimit të varrit dhe qortimit të melekve.
7- Përmes sevapeve dhe veprave të mira që ia dhurojnë vëllezërit e tij myslimanë.

Nëse këto nuk mjaftojnë për ta pastruar, atëherë ai pastrohet në Ditën e Gjykimit me tre gjëra:
8- Me tmerrin e asaj dite dhe me vështirësinë e qëndrimit në atë vend,
9- me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve dhe
10- me faljen e Zotit.
Nëse edhe këto nuk e kryejnë pastrimin e tij, atëherë ai duhet të hyjë patjetër në zjarr si mëshirë për të.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit