Kërkoi aleatë në OKB për të përmbysur rezolutën për gjenocidin, por….
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranoi se “pozicioni i Serbisë është jashtëzakonisht i vështirë përpara votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara”.
Ai i RTS: “Ne po përpiqemi të kemi më shumë vende që do të abstenojnë dhe të jenë kundër, sesa ato që do të jenë pro. Nëse ia dalim, edhe pse kemi humbur formalisht, do të ishte një sukses politik heroik”.
Ai theksoi se sot do të zhvillojë një bisedë edhe me përfaqësuesit e Kinës, të cilët janë “tmerrësisht të rëndësishëm” për ta dhe zbuloi se ka folur me ministrin e Indisë: “Disa vende më kanë befasuar sepse nuk do të votojnë siç i kemi kërkuar. Duhet të keni parasysh se është një temë e vështirë dhe se është e vështirë të kundërshtosh vendet më të fuqishme”, u përpoq të justifikohej Vuçiç para elektoratit të tij.
Ai tha se Serbia ka kundër saj disa nga vendet më të shquara perëndimore – SHBA-të dhe Gjermaninë, “që po e shtyn më së shumti”, Anglinë, Francën: “Dhe pastaj shihni një Serbi të vogël që përpiqet të thotë se as momenti dhe as mënyra për të miratuar rezolutën nuk është e mirë .” /tesheshi.com/