1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sqarim rreth librit të Dr.Kolë Krasniqit ”Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit Islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit”

Më të lexuarat

Sqarim rreth librit të Dr.Kolë Krasniqit ”Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit Islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit”

 

LEXIMI I LIBRIT

Sapo e lexova librin e Dr.Kolë Krasniqi rreth ekstremizmit dhe desha të bëjë një sqarim rreth librit në fjalë.

SPECIALIZIMI I EKSPERTIT

Dr. Kolë Krasniqi thotë se është i specializuar në lëminë e terrorizmit global, për atë edhe ka marr mundin e tij që të futet në detin e Islamit , duke dashur të ua tregoj masës së gjërë rrezikun e terrorizmit që buron nga feja jonë e pastër, Islame.

HULUMTIM SHKENCOR APO GAZETARESK

Eksperti në fjalë thotë se ka bërë hulumtim shkencor ndërsa po ta lexosh librin , do ta shohësh se burimet e ekspertit janë adresat e portaleve si p.sh expressi, zeri dhe portale të tjera të lajmeve (1) që njihen në masën e gjërë, si luftues të islamit.

Andaj më mirë do të ishte të thuhej se ky libër është përmbledhje lajmesh nga portalet(2) sesa që eksperti thotë se : ”Ky libër është një studim shkencor i bazuar në të dhëna autentike dhe në burime zyrtare”.

DITURIA E MANGËT

Eksperti, në bazë të vlerësimit që i bëmë librit, themi se nuk ka njohuri të thellë rreth Islamit Autentik, andaj edhe përzien gjërat.

Po ta lexosh librin dhe ti shohësh fotot, e sheh se për ekspertin çdo gjë që ka të bëjë me shenjat Islame në mendimin e tij është rrezik potencial për vendin tonë.

Të mjafton për paditurinë që e ka rreth Islamit ku eksperti TEKBIR-in(3) e barazon me të ashtuquajturën Vehabizëm, ndërsa harron eksperti se kjo shenjë aludon në NJËSHMËRINË (Teuhid) e All-llahut të Madhërishëm, në kundërshtim me ata të cilët thonë se Zoti është TRE, dmth ka fëmijë dhe se engjëjt janë bijat e Zotit.

KUNDËRTHËNIET E EKSPERTIT

Eksperti ka kundërthënie në veten e tij, në një anë i bënë muslimanët ekstremist përse kërkojnë xhami në qendër të qytetit për ta kryer namazin, ndërsa në anën tjetër e vendos fotografinë e namazfalësve të studentëve në Universitet.

Them: Praktikimi i fesë është i lejuar me ligje sekulare, nëse thua se po cenohet laiciteti apo vendi i Universitetit po shënderrohet në xhami, atëher kërkesa e besimtarëve për ndërtimin e xhamisë afër Universitetit është kërkesë legjitime, sepse ata disi duhet të falen ose në xhami ose në vendin ku mësojnë

Namazi është obligim për çdo besimtar, në kohën e caktuar Allahu në Kur’an thotë:

”…namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët”. En Nisa 103

Kudo që të jesh namazi është obligim për besimtarët (pesë kohët e namazit ), andaj nuk lejohet ta vonosh jashtë kohës së përcaktuar dhe nëse xhamija është larg vendit ku punon apo universitetit atëher studenti apo punëtori do ta fal në vendin e punës apo të shkollës.

XHIZJA

Eksperti, na thotë se shqiptarët e paskan pranuar Islamin përshkak të mos përballimit të xhizjes që i caktohej nga perandoria Osmane:

‘Familjet që nuk mund ta përballonin pagesën e xhizjes(që zakonisht bëhej në grosh-flori dhe vlera e saj rritej vazhdimisht) detyroheshin të kalonin në fenë Islame” (4)

Ky dyshim është i përhapur nga disa historijan komunist dhe anti islam, për këtë dyshim falë All-llahut të Madhërishëm e kemi përgatitur një artikull, mund ta gjeni duke klikuar në linkun vijues:

ABUZIMI ME XHIZJE (sistemi i tatimit) DHE DHUNËN RRETH PRANIMIT TË ISLAMIT TEK SHQIPTARËT

Kliko: https://www.facebook.com/ergin.shala.5/posts/1890436661198921

GJON TURQIT

Eksperti na solli disa momente të Gjon Turqve të cilët ishin kundër shqiptarëve, sikur eksperti harroi se Gjon Turqët kanë qenë edhe kundër vet Osmanlinjëve.

SELEFITË DHE HAVARIXHËT

Eksperti poashtu i ngatërron selefit me havarixhët dhe ekstremistët, sikur eksperti të hulumtonte në mënyrë shkencore nuk do të sillte konkluzione të tilla rreth thirrjes selefije.

Thirrja selefije nuk është thirrje me protesta, me revolucione, me shperthime vetvrasëse, me lëvizje politike por është thirrje për fetarizimin e popullit, e që edhe kjo ju dhemb juve dhe bashkëmendimtarëve tuaj.

Për ta argumentuar këtë që po e them, shiko videot në vazhdim:
1.https://www.youtube.com/watch?v=2dp5GMGw5rE&t=
2.https://www.youtube.com/watch?v=BAlcPS3s-xM
3.https://www.youtube.com/watch?v=odtHWW1pay0

FETARIZIMI I POPULLIT

E them se ju dhemb fetarizimi edhe nëse bëhet në mënyrë të qetë, pasi në fundin e librit keni sjellur disa foto që janë shenja të Islamit, si ndërtimi i xhamive, falja e namazit, ngritja e gishtit tregues etj etj, të gjitha këto janë pjesë të pandashme të Islamit, andaj ju keni probleme me Islamin dhe jo me terrorizmin, sepse terrorizmin të githë ne e luftojmë.

ZBUKURIMI I BREDHIT, EMRAT E RRUGËVE NË KOSOVË, XHAMITË

Vazhdon eksperti duke thënë se mos zbukurimi i bredhit për nder të festës së krishtit na qenka konservatorizëm dhe ky konservatorizëm po na shpie në terrorizëm.

Ekspertit i dhemb edhe emrat apo ngjyrat islame që janë nëpër rruget e Kosoves….

Eksperti tallet me Xhaminë e Sllatinës duke e quajtur minaren e saj si raketë.

DEISLAMIZIMI

Rrugen qe po e ndjek eksperti eshte rruge qe deshiron deislamizimin e shqiptarëve, edhe pse eksperti nuk ka njohuri se kete fe e ka nen mbrotje Ai qe eshte mbi shtate palë qiej, i Cili e ka shpirtin tone dhe tendin ne Dorë…

IMAMI NË MBROJTJE TË LIBRIT

Mbi të gjitha, ajo që më habit më së shumti, është se një parafjalë rreth librit e kishte bërë edhe një imam xhamie, ku në këtë libër akuzohen kolegët e tij, myftiu i BIK-ut, kolegë që ishin më herët në BIK etj etj.

A thua vallë ky lloj bashkëpunimi lejohet me njerëz të tillë që e luftojnë Islamin.

Elhamdulilah Rabbil Alemin

Përgatiti:
Ergin Shala
2. Sha’ban 1439 hixhri
18 prill 2018 sipas Isaut Alejhi selam
Prizren

_____________
1.Afër dhjetë faqe të librit (burim i informacioneve) i ka të mbushura me linqe të portaleve.
2.Shumica e lajmeve nga këto portale janë tendencioze dhe skandaloze për të mos thënë FAKE NEWS.
3. Allahu Ekber-Allahu është më i Madhi dhe kjo shenjë simbolizon Njëshmërinë e All-llahut.
4.Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit-Dr. Kolë Krasniqi, fq:23.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit