5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Spanjë, gjatë një gërmimi në Granada gjenden qindra mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve

Më të lexuarat

Arkeologu dr. Amjad Suliman tha se pas gërmimeve që filluan më 18 tetor 2021 në një zonë prej 1.000 metër katrorë kanë gjetur 5 varre masive dhe rreth 600 skelete njerëzore

Gjatë një gërmimi në qytetin Granada në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u gjetën një numër i madh mbetjesh njerëzore të cilat pretendohet se u përkasin muslimanëve që kanë jetuar në vitet e fundit të periudhës Islame Andaluziane (711-1492).

Dr. Amjad Suliman, arkeologu në krye të ekipit për gërmimet e kryera në një zonë në qendër të qytetit Granada, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se pas gërmimeve që filluan më 18 tetor 2021 në një zonë prej 1.000 metër katrorë kanë gjetur 5 varre masive dhe rreth 600 skelete njerëzore.

“Nga burimet historike dhe punimet arkeologjike që kemi kryer e dimë se në Granada ndodhet varreza më e madhe e muslimanëve në Evropë, me emrin Sahl Ben Malik (një dijetar dhe shkrimtar andaluzian i shek.12) në periudhën Islame të Andaluzisë”, tha Suliman i cili vuri në dukje që në çdo gërmim nëntokësor në këto territore dalin mbetje të periudhës Islame Andaluziane.

Ai tha se gjatë gërmimeve kanë arritur të zbulojnë gjetje që datojnë nga Mesjeta. “Kemi gjetur eshtra njerëzore nga të gjitha moshat dhe gjinitë njëra mbi tjetrën për shkak të përjetimeve historike dhe mungesës së hapësirës. Muslimanët e periudhës, duke fshehur identitetin e tyre kundër krishterizimit të detyruar, ata linin një kartë vdekjeje pranë qefinëve për t‘u vendosur në varret e tyre. Në gërmime kemi gjetur pjesë edhe nga këto”, thekson Suliman.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit