2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Spanja vendos sanksione ndaj 12 kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm spanjoll, Albares tha se vendi i tij ka nisur procedurat për të vendosur sanksione ndaj “grupit të parë prej 12 kolonësh të dhunshëm izraelitë” në Bregun Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares njoftoi se vendi i tij ka nisur procedurat për të vendosur sanksione ndaj “grupit të parë prej 12 kolonësh të dhunshëm izraelitë” në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Duke folur në Komisionin e Përbashkët të Parlamentit të Bashkimit Evropian (BE), Albares tha se ka hyrë në fuqi deklarata që ata shpallën dy javë më parë se, “Spanja mund të veprojë në mënyrë të njëanshme për të ndaluar dhe vendosur sanksione ndaj hebrenjve që kryejnë akte dhune kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor”.

“Heshtja dhe mosveprimi gjithmonë japin rezultate në dëm të viktimave”, tha Albares.

Ai shtoi se pasi BE-ja nuk arriti të merrte një vendim të përbashkët për shkak të pengimit të Hungarisë në samitin e BE-së të mbajtur në fund të shkurtit, qeveria spanjolle nisi procedurat për vendosjen e sanksioneve ndaj “grupit të parë prej 12 kolonësh të dhunshëm izraelitë” në Bregun Perëndimor.

Albares kërkoi që Spanja t’i kërkojë BE-së të vazhdojë financimin e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe të mbështesë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku është çështja e gjenocidit kundër Izraelit dhe se duan të rishikohet përputhshmëria e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael me të drejtat e njeriut të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Duke përsëritur propozimin e tij për zgjidhjen me dy shtete, Albares mbrojti “krijimin e një shteti palestinez nën një autoritet të vetëm kombëtar palestinez, të lidhur me një korridor, me një port, dalje në det dhe me kryeqytetin e tij në Kudsin Lindor”.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit