19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ndodhi në Kuçovë: hapet baza e re e NATO-s

Më të lexuarat

Në ish-Qyteti Stalin, uturimë avionësh kundër Putinit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte ai që hapi zyrtarisht bazën e re të NATO-s në Kuçovë, në një ceremoni të mirëpërgatitur zyrtare.

Pas himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, Peleshi tha se ky është investimi më madhor i NATO-s në Shqipëri.

“Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Një ekip i jashtëzakonshëm ka punuar ditë e natë për ngritjen e kësaj baze. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s”, nënvizoi Peleshi.

“Jo më larg se dy vite më parë askush nga ne nuk e kishte menduar që Evropa do të përballej me një agresion të tillë, siç po ndodh me agresionin rus në Ukrainë. Baza është një aset për të gjithë rajonin, ne do vijojmë përpjekjet për të vënë në përdorim të NATO-s edhe portin ushtarak të Porto Romanos”, theksoi ai.

Për këtë zhvillim në Shqipëri, nga Kosova reagoi Presidentja Osmani.

 “Hapja e Bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar për rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”, shkroi ajo.

Kujtojmë se kjo bazë e NATO-s ishte bazë ajrore e regjimit komunist, vendosur në një qytet me profil nafte që do quhej ideologjikisht Qyteti Stalin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit