1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sot kancelari gjerman Scholz pret në takime të ndara Kurtin dhe Vuçiqin – tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut

Më të lexuarat

Sot, më 4 maj kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Bashkimi Evropian për këtë është thënë po synohet të mbështetet dialogu, ndërsa analistë në vend e kanë cilësuar si një tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut dhe mundësi drejt arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar për Telegrafin se po sot, në Berlin do të udhëtojë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit fillimisht do të takohet me kancelarin Scholz e pastaj do të zhvillojë takim jozyrtar të veçantë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

“Me ftesë të kancelarit Scholz, emisari Lajçak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim jozyrtar të veçantë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Takimi shtoi ai, synon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërkaq, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, në një prononcim për Telegrafin vlerësoi se nëse gjithçka shkon mirë në Bruksel, shpejt mund të ketë një takim të nivelit të lartë Kurti – Vuçiq me ndërmjetësim të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, mundësia e arritjes së një marrëveshje është e madhe, pasi siç u shpreh ai, në këtë proces është një inkuadrim i madh i Perëndimit.

“Tentativa e kancelarit gjerman do të jetë zhbllokimi i procesit të dialogut, dhe mundësia për të arritur sa më parë marrëveshjen finale. Nëse gjithçka shkon mirë në takimin e nesërm me shumë gjasë shumë shpejt mund të kemi një takim të nivelit të lartë Kurti – Vuçiq me ndërmjetësim të Lajçak për të filluar raundin final të dialogut. Mundësi për me pas një marrëveshje është e madhe për faktin se kemi inkuadrim të madh të Perëndimit në këtë proces, sidomos nga SHBA-të dhe BE, e tash edhe nga kancelari gjerman. Mendoj që ditëve në vijim mund të ketë lëvizje pozitive në drejtim të një marrëveshjeje”, ka thënë Demhasaj për Telegrafin.

Ndryshe, sot, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit