0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sot jemi të gjithë kuksianë: barbarë dhe krenarë!

Më të lexuarat

Ergys Mertiri

Të gjithë ne, kokëulurit barbarë, që nuk ngrihemi dot edhe kur qeveria na grabit, dhunon, përdhunon e përbuz, jemi sot kuksianë.

Ne të nënshtruarit që durojmë në fyt shkelmin e pushtetit, ne që mbajmë peshën e taksave, heqjeve nga puna, grabitjen e pronës, përdhunimin e zyrtarëve, ishim të gjithë sot në Kalimash, me huj e gurë nëpër duar, si barbarë të lëruar nga fiqiri, për të shkatërruar çfarë të gjejmë përpara nga ky “qytetërim” cinik, shtypës, vjedhës, sundues e poshtërues që ka ndërtuar eleganca e tij, çorapekuqi kryeministër.

Ne të pagdhendurit, të paqytetëruarit, qeniet fallike kokëulura që qeveria na tall e përçmon, na qesh e përqesh, na shtyn e pështyn, na identifikon si gjenitale që nuk ngirhemi e nuk na ngrihet… sot i treguam arrogancës së tij, potencës së tij fallike kryelartë, se vjen një moment dhe viagra nuk të mban më!

Sot dinjiteti ishte përballë arrogancës së hajdutëve, me hunj e gurë nëpër duar, për t’ia thyer asaj brinjët. Sot nuk u shkatërrua asnjë pronë e përbashkët, por u thërrmua fodullëku kryelartë i një pushteti banditësh, që nuk di të respektojë popullin e vet. Sot u shkërmoq një ngrehinë kusarie që më shumë se paratë dhe gjakun e qytetarëve iu vjedh atyre dinjitetin, duke ua grabitur djersën hapur, ditën për diell.

Sot jemi të gjithë kuksianë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit