Sot, edhe vetë PAQJA, ka ulur kokën përdhé…
Kush e mendonte se në fund të vitit 2016, brezi im dhe fëmijët tanë do të shihnin sesi krimi dhe barbaria e të pafeve, sistemet njerëzore hipokrite, urrejtja ndaj muslimanëve dhe arroganca perverse e perandorive të së keqes, do të shkatërronin një djep qytetërimi paqeje, diturie, historie, dinjiteti human, kulture, civilizimi e pastërtie, në një kohë përgjumjeje të thellë të ymetit të afro 2 miliardëve?!..
Bërtisni me të madhe, o hipokritë të botës së “qytetëruar”, bërtisni e derdhni lotë krokodili për macet e ngordhura e kalinat e pakrehura…
Bërtisni dhe nxirreni mllefin tuaj mesjetar kundër NESH, muslimanëve! Bëjeni, se këtë dini të bëni më mirë! Dhe, mos harroni të organizoni konferenca të skaduara e leksione për humanizmin, barazinë gjinore, tolerancën e paqen!?
Sot, edhe vetë PAQJA, ka ulur kokën përdhé, nga turpi dhe marrja…
Lutje për rizgjim të YMETIT ISLAM!
Imam Muhamed B. Sytari