Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra rikujtoi se spitali “Nasser” në qytetin Khan Younis është rrethuar nga ushtria izraelite
Tre 3 palestinezë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit të hapur nga snajperët izraelitë ndaj spitalit “Nasser” në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë nga llogaria e tij në Facebook rikujtoi se spitali “Nasser” në qytetin Khan Younis është rrethuar nga ushtria izraelite.
Ai theksoi se 3 palestinezë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit të hapur nga snajperët izraelitë të pozicionuar përreth spitalit. Snajperët izraelitë më 12 shkurt vranë 7 palestinezë dhe plagosën 14 të tjerë në kompleksin e spitalit “Nasser”.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus në deklaratën e tij më 11 shkurt, vuri në dukje shqetësimin e tyre për çështjen e sigurisë së pacientëve dhe të personelit shëndetësor për shkak të konflikteve të intensifikuara përreth spitalit “Nasser” të cilin forcat izraelite e mbajnë nën rrethim në Khan Younis.
Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12.300 fëmijë dhe 8.400 gra janë vrarë 28.473 palestinezë si dhe janë plagosur 68.146 të tjerë.