8.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Sprovat e femrës së bukur  – Nga Hajredin Dizdari

Më të lexuarat

(Meditim)

Femra e bukur sot e ka sfidë qëndrueshmërinë familjare. Ajo është e joshur nga fakti se me bukurinë e saj mund të rindërtojë sërish jetën me dikë tjetër, sa herë që jeta aktuale bashkëshortore (ose jo) bëhet e lodhshme. Kjo mund ta bëjë atë të mos investojë në familje siç duhet. Si pasojë, ajo lë pas detyrimet që ka si bashkëshorte apo si nënë… me ndonjë pretendim të fshehur diku thellë në zemër, se meriton një jetë më të mirë.

Duke menduar se ka burra jashtë pragut të shtëpisë që e presin për ti dhënë ato gjëra që një grua tjetër nuk i ka marrë ndoshta përgjatë gjithë jetës së saj, ajo çorientohet për të tashmen dhe vë në dyshim vendimet e marra. Në këtë formë, ajo rrezikon të ardhmen, e cila për çdokënd është e pasigurtë.

Femra e bukur sprovohet nga shikimet e shumta, të cilat i japin një lloj ndjenje vlerësimi dhe afirmimi shoqëror. Vlerësim ky i cili vjen pa ndonjë mund konkret nga ana e saj, e që përdoret shpesh nga predatorët si armë për trofeun seksual të rradhës.

Kjo bukuri bëhet shkak gjithashtu për harrimin e disa fakteve të pamohueshme si “koha” e cila sjell plakjen e njeriut, e për rrjedhojë shëmtimin e tij.

E tillë gjendje është edhe më e rëndë për ato të reja të cilat nuk kanë formimin e duhur fetar dhe personal, e as mëkimin dhe mbikqyrjen e nevojshme prindërore për tu bërë ballë të tilla dallgëve të egra.

Dhuratat e shtrenjta nuk jane të lehta për tu mbajtur!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit