0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sllovenia: Futeni Ballkanin në BE, pasi është i kërcënuar

Më të lexuarat

“Integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimornë Bashkimin Evropian është i rëndësishëm për pozicionin strategjik të bllokut në botë, ndërsa ajo është mundësi edhe për kompanitë sllovene”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Anzhe Logar.

“Derisa rajoni nuk është i përfshirë në BE, ai do të jetë i hapur për kërcënime të ndryshme strategjike të cilët dalin nga aktivitete të cilat nuk janë të harmonizuara me BE-në lidhur me vlerat dhe aspektet gjeopolitike”, tha Logar.

Ekonomia është segment i rëndësishëm i integrimit, ndërsa Komisioni Evropian ndau më shumë se nëntë miliardë euro fonde për projekte infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor, të cilët, sipas ministrit slloven të Punëve të Jashtme, do ta afrojnë rajonin drejt BE-së në infrastrukturën ekonomike.

“Kjo njëkohësisht është edhe mundësi që ekonomia sllovene të marrë pjesë në realizimin e këtyre projekteve dhe të tërheq një pjesë nga nën miliardë euro”, tha Logar.

Mundësi e mirë për Slloveninë është plani i SHBA-së të sjellin disa investime të mëdha në Ballkanin Perëndimor që të realizojnë projekte të cilat do të jenë në konkurrencë me projektet kineze, tha Logar./ Zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit