12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Të shpifësh në hadithin e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem) është prej mëkateve të mëdha dhe gjynaheve të tmerrshme

Më të lexuarat

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai që gënjen për mua qëllimisht, le t’i përgatisë vetes një ulëse prej zjarri (në Xhehenem).”
(E shënojnë Buhariu, numër 110 dhe Muslimi, numër 3)
Коmentі:

Të shpifësh në hadithin e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem) është prej mëkateve të mëdha dhe gjynaheve të tmerrshme. Andaj, ai që shpik ndonjë fjalë dhe pretendon se ajo është fjalë e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem), veçse ka bërë gjynah të tmerrshëm. Ai që (me vetëdije) përcjell ndonjë hadith të rremë ndaj të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem), pa e sqaruar se ai është i rremë, i ka tejkaluar kufijtë dhe ka bërë padrejtësi, si dhe ka bërë veprim shumë të keq.

Ajo që është për të të ardhur keq është përhapja e haditheve të rreme ndaj të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem). Gjithashtu është për të të ardhur keq që disa njerëz të zgjedhur, me qëllim të mirë, përhapin këso hadithesh (të rreme), ndërsa kjo është një vepër shumë e keqe. Eshtë obligim yni të porosisim njëri-tjetrin që t’ua tërheqim të tjerëve vërejtjen kundrejt kësaj. I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Të gënjesh për mua nuk është sikurse të gënjesh për dikë tjetër. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le t’i përgatisë vetes një ulëse prej zjarri (në Xhehenem).”
(E shënon Buhariu, numër 1291 dhe Muslimi, numër 4)

Gjithashtu i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai që transmeton nga unë ndonjë hadith që e sheh se është gënjeshtër, ai është gënjeshtar.” (E shënon Tirmidhiu, numër 2662) dhe ka thënë: Hadithi është hasen-sahih (i pranuar i vërtetë).
Është obligim yni që, para se t’ia atribuojmë hadithet të Dërguarit (sallallahu alejhi ue selem), ta vërtetojmë saktësinë e tyre.

Prej mirësisë së Allahut ndaj nesh është se na e ka lehtësuar në këtë kohë çështjen e verifikimit të haditheve, e cila bëhet nëpërmjet referimit te librat dhe faqet e sigurta të internetit.

Ndër librat më të njohur në këtë fushë janë librat e shejh Albanit (Allahu e pastë mëshiruar!). Ndërkaq, ndër faqet më të njohura në internet është sektori i Enciklopedisë Hadithore në faqen ed durar es senijje (www.dorar.net).

Burimi:
Libri: “Dyzet hadithë për fëmijë”
Autor: Muhamed ibn Sulejman el Muhema

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit