0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Skllavëri. Njerëzit e përulur ndaj çdo lloj pushteti, edhe në liri sillen si skllevër – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Skllavëri
Tirania prodhon skllevër, të cilët vdesin si të tillë, edhe kur jetojnë në liri. Njerëzit e përulur ndaj çdo lloj pushteti, edhe në liri sillen si skllevër, të përulur për bukën e gojës, të përulur për vendin e punës, të përulur dhe të heshtur, edhe për të thënë të drejtën e të vërtetën.
Shembulli i popullit të Musait (alejhi selam) është dëshmia më e qartë e këtij realiteti. Është për të të ardhur keq, që historia e sotme e shqiptarëve, edhe pas tre dekadave liri, është e mbushur kudo me të tillë njerëz. A thua vallë na duhet edhe një dekadë tjetër, për të nxjerrë një grusht njerëzish që nuk e njohin skllavërinë dhe nuk i frikësohen si prindërit e tyre tiranisë?
Thonë se frika është trashëgimi familjare ose fisnore, e në mos qoftë e tillë, padyshim që është produkt i mjedisit dhe i karakterit personal.
Edukojini pasardhësit tuaj me shembullin personal, që të jetojnë me dinjitet e të papërulur, që nesër të mos shpërfytyrohen në skllevër të përçmuar të çdo lloj autoriteti.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit