-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Skenderbeu në Nish? Atherë, Paja Patakun ta vendosim në Bujanoc”

Më të lexuarat

Paralajmërimi i kryetarit të KNSH dhe kuvendit komunal në Bujanoc Jonuz Musliu që të ngritet një përmendore e Skenderbeut në Nish, është një sulm ndaj stabilitetit të Serbisë.

Kështu e ka vlersuar kryetari i qytetit të Nishit.
“Bëhet fjalë për një sulm politik, i cili është plotësisht i panevojshëm” ka thënë Perishiq, tranmeton presheva.com.
Ai ka thënë se Nishi deri sot nuk ka marrë ndonjë iniciativë për ngritjen e përmendores së Skenderbeut.
“Konsideroj që është deplasuar të flasim për ngritjen e përmendores në mjedise të huaja. Sa di unë për historinë, dhe e di shumë mirë, Skenderbeu nuk ka kurrfarë lidhje serioze me qytetin” ka thënë kryetari i Nishit.
Perishiq ka shtuar se Nishi ka me qindra persona që kanë lidhje me Bujanocin se sa ka Skenderbeu me qytetin më të madh në jug të Serbisë.
“Andaj ne duhet si reciprocitet, të kërkojmë që të vendoset në Bujanoc një përmendore e një Nishliu të njohur, të ngritet busti e një heroi amerikan si Paja Pataku ose Bruce Lee” ka shtuar ai.
Kuvendi i komunës së Bujanocit ka miratuar vendimin që sheshit Karagjorgje ti ndryshohet emri në Sheshi Skenderbeu.
Sipas lajmeve të “Bujanocit”, Musliu kishte deklaruar se edhe pse në Nish nuk ka shqiptarë, duhet të ngritet busti i Skenderbeut pasi me 3 nëntor 1443 Skenderbeu me 300 luftëtarë ka shpëtuar Serbët në Nish nga Osmanët. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit