Njihet për shumë skandale, mashtrime, ofendime, e shumëçka tjetër për të keq. Por asgjë për të mirë. Megjithë që shumë kush kërkoi shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësministrit, për shkak që ofendoi Turqinë, Gjergj Dedaj, jo që nuk u shkarkua, por u shpërblye. Ai tashmë edhe zyrtarisht është emëruar si ambasador i Kosovës në Maqedoni.
Lajmin për emërimin e tij si ambasador e ka bërë të ditur vet Dedaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar dekretin e emërtimit të tij dhe ka falënderuar Presidentin Thaçi për besimin dhe dekretimin e tij në pozitën e ambasadorit.
“Falenderoj Presidentin e Republikes se Kosoves, HT Hashim Thaqi, per besimin dhe dekretimin tim, per Ambasador/Shef i Misonit Diplomatik, te Republikes se Kosoves, ne Republiken e Maqedonise !”, ka shkruar Dedaj.