15.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ballkani Perëndimor – 4.212 besimtarë myslimanë do të udhëtojnë në A. Saudite për të kryer haxhin

Më të lexuarat

Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti do të udhëtojnë në Arabinë Saudite nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.

Sipas informacioneve të AA-së, këtë vit nga Maqedonia në tokat e shenjta do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

Gjithsej 4.212 persona nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, ndërsa theksohet se rritja e çmimeve për kryerjen e këtij obligimi në rajon ka shkaktuar që të zvogëlohet numri i haxhinjve.

Grupi i parë nga Shqipëria pritet që të niset më 7 gusht, nga Kosova 9 gusht dhe nga Maqedonia më 11 gusht. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit