-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Skandali/ “Përmbytet” tregu shqiptar me fruta -perime të kalbura dhe kancerogjene

Më të lexuarat

Siguria ushqimore në vendin tonë vazhdon të mbetet ende një problem i madh, ku konsumatorët përballen shpesh me produkte që janë tërësisht jashtë standarteve të duhura. Nuk kanë qenë të pakta denoncimet që janë bërë lidhur me produktet e skaduara apo me frutat dhe perimet “e çuditshme” që kanë blerë konsumatorët shqiptarë.

Edhe këtë herë, janë produktet bujqësore ato të cilat kanë alarmuar konsumatoren. Një grua nga Fieri ka blerë domate dhe shalqi në markatë, por ajo që ka gjetur brenda tyre e ka tmerruar.

“Bleva domate dhe një shalqi tek markata në Fier, por kur i hapa më dolën sytë vendit. Domatja ishte e kalbur nga brenda, ndërsa shalqiri ishte në një pjesë i verdhë. Nuk e dimë se çfarë po hamë dhe nuk dimë më as se ku të blejmë”,- ka shkruar gruaja për JOQ.al.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit