21.6 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Francë, persona të armatosur hapin zjarr ndaj besimtarëve që po dilnin nga xhamia

Më të lexuarat

Dy sulmues të maskuar hapën zjarr ndaj një grupi besimtarësh që po dilnin nga një xhami në qytetin francez të Avignonit, të dielën mbrëma, duke plagosur tetë persona.

Dy burra të maskuar parkuan me një “Renault Clio” në xhaminë “Arrahma” në Avignon, rreth orës 10:30 të dielën, raporton gazeta “La Provence”.

Njëri prej tyre ishte i armatosur me një pistoletë dhe një tjetër me pushkë, njofton gazeta, duke cituar informacionet paraprake.

Policia njoftoi se incidenti nuk lidhet me terrorizmin.

Sulmuesit e armatosur hapën zjarr ndaj turmës duke plagosur 8 besimtarë myslimanë.

Një familje prej katër anëtarësh, duke përfshirë një vajzë 7 vjeçare, të cilët ishin në banesën e tyre në katin e dytë të ndërtesës, pësuan gjithashtu plagë të lehta, shkruan gazeta lokale

“La Provence” raporton se policia ka hedhur poshtë çdo lidhje terrorizmi. Sulmuesit e armatosur janë aktualisht të lirë. Policia po heton incidentin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit