Një restorant në Venecia, i cili i mbifaturoi disa turistëve një darkë, u gjobit me €14,000 nga autoritetet në qytet.
Osteria da Luca mori komente negative javën e kaluar, pasi u raportua se i faturoi 4 turistë japonezë me €1100 për një darkë me 4 pjata mishi, peshk të skuqur dhe ujë mineral.
Kryebashkiaku i qytetit, Liugi Brugnaro premtoi se do të ndërhynte në “episodin e turpshëm’’.
Pasi lajmet dolën, ‘Osteria da Luca’ u kontrollua nga policia, inspektorët sanitarë dhe ata të banesave si dhe nga policia e krimit financiar, të cilat e gjobitën restorantin me një shumë totale 14,000 euro, raporton gazeta rajonale Il Gazzetino.
Inspektorët sanitarë dhe ata të banesave zbuluan disa parregullsi në kuzhinën e restorantit dhe në zonën e shërbimit dhe policia lokale gjeti disa probleme me anën administrative.
Shoqata e Hotelierëve Venecianë, u ofroi katër turistëve të mashtruar një qëndrim falas prej 2 netësh në një hotel me 4 ose 5 yje sipas preferencës, në përpjekje për të rivendosur në vend reputacionin e qytetit. Nuk është ama ende e qartë, nëse ata i kanë marrë paratë e tyre mbrapsht ose jo.
Vittorio Bonacini, president i i shoqatës, tha për The Telegraph: “Shoqata e kupton se ky episod, prek rëndë imazhin e qytetit’’.
“Pas një diskutimi në nivelet e larta drejtuese, vendosëm t’u ofrojmë turistëve të cilët patën një eksperiencë kaq të pafat, një qëndrim falas prej 2 netësh në një hotel me 4 ose 5 yje.”