0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Skandali i radhës i gylenistëve – Nga Justinian Topulli

Më të lexuarat

Ka disa ditë që gylenistët, që iu kanë vjedhur skuthërisht muslimanëve të Shqipërisë përfaqësimin e tyre në KMSH, kanë vendosur një tarifë pagese 1€ për të huajt dhe 100 lekë për shtetasit shqiptarë, që vizitojnë xhaminë Et’hem Beu, për ata që nuk vijnë për t’u falur!

Përtej të gjitha justifikimeve financiare idiote që ata japin, ata nuk kanë asnjë argument fetar për të mbështetur këtë veprim. Sikur të rrëmosh nëpër librat e së drejtës islame (fikhut), qoftë të shkollës hanefite apo çdo shkolle tjetër, nuk ke për të gjetur diçka të tillë, që një xhami, një shtëpi e Zotit të kthehet në një vend, ku për të hyrë në të, duhet të paguash!

Vërtet xhamia e Et’hem Beut është muze dhe mbrohet nga shteti si monument kulture, por ajo para së gjithash dhe mbi të gjitha ka qenë dhe është vend adhurimi për Zotin dhe dyert e saj janë të hapura për të gjithë njerëzit që vijnë në të, qoftë edhe vetëm për ta parë atë.

Në vend që në atë xhami të vendoset një stendë me fletëpalosje në gjuhë të ndryshme, ku të flitet për historinë e xhamisë dhe për Islamin, gylenistët iu japin vizitorëve biletën e parave që ata paguajnë, duke hyrë kështu edhe në një gjynah tjetër, atë të shkëmbimit monetar brenda xhamisë: paratë kundrejt lejimit për të parë xhaminë!

Më kujtohet se në vitin 1988 ose ’89 kam paguar 20 lekë të vjetra për ta parë atë xhami. Për mua si nxënës, në atë kohë ato ishin shumë, mirëpo në atë kohë ajo ishte hapur si muze nga shteti ateist komunist për t’u vizituar nga njerëzit dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të hyrë aty. Ky veprim më kujtoi pikërisht atë kohë, kur disa nga drejtuesit e sotëm gylenistë të KMSH-së nuk kishin lindur akoma.

Kështu që përtej justifikimeve të gylenistëve për të rritur të ardhurat e pakta të KMSH-së, ky është një gjynah, turp dhe skandal, që vetëm se dëmton imazhin e Islamit dhe muslimanëve të këtij vendi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit