16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Grevë urie rekord: palestinezi që s’e di pse është arrestuar

Më të lexuarat

Pamje: një heroizëm përballë Izarelit që mund të përfundojë tragjikisht

Një i burgosur palestinez i cili ka qenë në grevë urie për më shumë se 160 ditë për të protestuar ndaj ndalimit të tij nga autoritetet izraelite, mund të vdesë në çdo kohë, tha avokati i tij të mërkurën.

Forcat izraelite arrestuan 40-vjeçarin Khalil Awaudeh në dhjetor 2021 dhe që atëherë e kanë mbajtur atë pa akuza ose gjyq nën paraburgim administrativ.

Izraeli ka dhënë pak detaje në lidhje me akuzat kundër Awaudeh. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha dje se ndalimi i tij ishte lënë në fuqi disa herë nga gjykatat ushtarake, duke shtuar se bazuar në provat që disponojnë autoritetet, “lirimi i tij do të kërcënonte sigurinë e zonës”.

Në mars, 40-vjeçari palestinez filloi një grevë urie duke kërkuar lirimin e tij. Ai ka marrë vetëm ujë që atëherë, tha avokati i Ahlam Haddad.

Ndërmjetësuesit egjiptianë kohët e fundit shtynë procesin për lirimin e Awaudeh si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftimeve treditore në Rripin e Gazës.

Sipas një burimi egjiptian, i cili foli në kushte anonimiteti, Kajro u paraqiti autoriteteve izraelite një listë të të arrestuarve, përfshirë Awaudeh, të cilët u zotuan ta rishikonin atë, megjithëse shprehën rezerva për disa emra.

Në një kohë kur forcat izraelite po kryejnë operacione pothuajse të përditshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, vdekja e Awaudeh mund të përkeqësojë krizën.

“Ndjehem sikur trupi im po ha veten nga brenda”, tha palestinezi për Reuters nga shtrati i tij në spital. “Mbështetja te Zoti dhe durimi më lejon të vazhdoj,” shtoi ai.

Awaudeh u transferua së fundmi nga burgu Ramleh në spitalin Assaf Harofeh pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Të premten e kaluar, ushtria izraelite pezulloi përkohësisht urdhrin e saj për ndalimin administrativ të Awaudeh për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij. Megjithatë, ai nuk lejua të largohet nga spitali, shpjegoi një zëdhënës i ushtrisë.

Awaudeh mund të ketë qenë në gjendje të mbijetojë kaq gjatë falë një pauze dy-javore që mori dy muaj më parë, gjatë së cilës mori suplemente vitaminash, tha Nazi Abbas, i cili është përgjegjës për të burgosurit në organizatën izraelite të Mjekët për të Drejtat e Njeriut.

Pastaj Awaudeh, i cili tani peshon 40 kilogramë dhe ka humbur rreth 45, pranoi të pezullonte grevën e tij të urisë duke besuar se do të lirohej, shpjegoi Abbas.

Familja e Awaudeh, e cila jeton pranë Hebronit në Bregun Perëndimor, deri më tani nuk ka marrë leje nga autoritetet izraelite për ta vizituar atë, por mbështesin vendimin e tij për të vazhduar grevën e urisë.

“Ai po mbahet pa dënim apo gjyq”, tha gruaja e tij Dalal Awaudeh. “Ashtu siç u kap me dhunë dhe na e morën, ashtu edhe ai do të kërkojë lirinë e tij, pavarësisht nëse e miratojnë apo jo forcat pushtuese.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit