1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Siria, Rusia dhe Koreja e Veriut dominojnë samitin e G7-ës

Më të lexuarat

Kërcënimi koreanoverior dhe roli rus në Siri janë me të gjitha gjasat temat kryesore që do të dominojnë axhendën e ministrave të Jashtëm të G7-ës, që do të zhvillohet sot dhe nesër në qytetin toskan të Lukas.

Sulmi raketor amerikan kundër një baze siriane ka rritur së tepërmi tensionet. Rusia, aleate e regjimit sirian, ka reaguar ashpër. Ndërkohë, Pheniani e konsideroi sulmin amerikan një justifikim për programin e tij të armëve bërthamore.

G7-a përbëhet nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA.

Në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit