Të paktën 15 civilë e kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në një spital në rajonin Kefer Teharim në Idlib dhe fshatin Duvejle
IDLIB (AA) – Të paktën 15 civilë e kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në një spital në rajonin Kefer Teharim në Idlib të Sirisë dhe fshatin Duvejle, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të gazetarit të AA-së në Idlib, fshati Duvejle dhe një spital në rajonin Kefer Teharim që ndodhen në veriperëndim të Idlibit në afërsi të kufirit me Turqinë, sot në orët e hershme të mëngjesit kanë qenë shënjestër e sulmeve nga ajri.
Dy ambulanca që ndodheshin para sipitalit janë shkatërruar, kurse ndërtesa e spitalit është sjellë në gjendje jofunksionale.
Në spital nuk ka pasur humbje në njerëz, ndërkohë që në fshatin Duvejle jetën e kanë humbur të paktën 15 civilë, kurse tetë të tjerë janë plagosur.
Ende nuk është bërë e qartë se kush qëndron pas sulmit.
Ndryshe, dje regjimi i Asadit shkaktoi vdekjen e gjashtë civilëve dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve në një sulm ajror në qytetin Han Shejhun të Idlibit ku paraprakisht më 4 prill kishte kryer sulm me armë kimike.