21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Elton John diagnostifikohet me “bakter vdekjeprurës”

Më të lexuarat

Këngëtari anglez Elton John është infektuar me një “bakter me efekt vdekjeprurës” gjatë turneut të tij në Amerikën Jugore dhe si rezultat është detyruar të ndërpresë turneun

LONDËR (AA) – Këngëtari anglez Elton John është infektuar me një “bakter me efekt vdekjeprurës” gjatë turneut të tij në Amerikën Jugore dhe si rezultat është detyruar të ndërpresë turneun dhe të kthehet në Angli, raporton Anadolu Agency (AA).

Menaxheri i tij ka njoftuar se John është mbajtur nën kujdes intensiv për dy ditë për shkak të bakterit me të cilin është infektuar në fund të turneut dhe se këngëtari është detyruar të kthehet në Angli për trajtim mjekësor.

Po ashtu, njoftohet se janë anuluar edhe nëntë koncerte të cilat Elton John kishte planifikuar t’i mbante në SHBA gjatë dy javëve të ardhshme.

Nuk janë dhënë informacione të hollësishme në lidhje me bakterin me të cilin është infektuar John

Këngëtari anglez mban epitetin “Sir”, kurse është i deklaruar si Homosexual dhe është një ndër homosexualët më të vjetër dhe “luftëtarë” për të drejtat e homosexualëve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit