-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Siri – Regjimi i Esadit synon konfiskimin e pronave të të zhvendosurve

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar Esadit miratoi një ligj të ri, i cili do të mundësojë konfiskimin e pronave të miliona sirianëve të zhvendosur nga represioni i regjimit.

Regjimi i Esadit ka përgatitur një ligj që përfshin rajonet që do të rindërtohen pas mbarimit të lufta civile 7-vjeçare.

Sipas ligjit, i cili njihet si “Numri 10”, persona që zotërojnë pronë të patundshme, brenda 30 ditëve do duhet t’i dorëzojnë dokumentet e pronësisë tek autoritetet përkatëse. Në rast se ata vetë nuk do të mund t’i dorëzojnë, do të mund të autorizojnë të afërmit e tyre për ti ndjekur veprimet.

Kështu që regjimi, edhe pse jep imazhin se u jep mundësinë civilëve për të ruajtur pronën e tyre, qëllimi kryesor është konfiskimi i shtëpive, dyqaneve e vendeve të punës si dhe patundshmëritë të tjera, të personave të cilët i shikon si armiq dhe që i kanë braktisur pronat e tyre.

Banorët janë detyruar të migrojnë ngaqë pothuajse në të gjithë vendin ka rajone, të cilat janë duke u mbajtur nën rrethim dhe me sulme intensive.

Pronarët e patundshmërive dhe të afërmit e tyre, ose janë strehuar në shtetet fqinje ose janë dërguar në qytetet e kontrolluara nga opozitarët në veri të vendit përmes shpërnguljeve të detyrueshme. Në shumë vendbanime nuk kanë mbetur njerëz që mund të deklarojnë pasurinë e tyre, Ata nuk kanë as të afërm që mund t’u japin autorizime për ti kryer këto veprime.

Një dilemë tjetër rreth ligjit është se afati prej 30 ditësh është shumë i shkurtër. Gjatë kësaj kohe personat që kanë migruar jashtë vendit ose në një skaj tjetër të vendit, nuk është e mundshme që të dorëzojnë dokumentet tek institucionet zyrtare të vendit.

Për këtë arsye, regjimi do të mund të bëjë rikadastrimin e pronave, kështu që pronat e familjeve të zhvendosura do të lihen pa pronësi. Me një rirregullim administrativ të territorit do të konfiskohen pronat e civilëve të zhvendosur.

– 13 milionë sirianë përballen me rrezikun e konfiskimit të pronave

Yasir Ferhan, anëtar i komitetit të punëve juridike të Koalicionit të Forcave Revolucionare dhe Opozitës Siriane, në një deklaratë me shkrim tha se “Ligji i ri do të legjitimojë planet e regjimit ekspansionist dhe sektarian të Iranit për të ndryshuar përbërjen e popullsisë (strukturën demografike) në Siri”.

Ai gjithashtu duke folur për detyrimin e deklarimit të pronësisë brenda 30 ditëve tha se “Kjo procedurë tregoi edhe një herë qëllimin e vërtetë të regjimit të Esadit. Regjimi duke përfituar nga mosprania e më shumë se 13 milionë sirianëve të zhvendosur, mundohet që t’i konfiskojë pronat e tyre me manipulime dhe shkatërrimin e dokumenteve”.

Në fazën e parë ligji pritet të zbatohet në rajonet e Damaskut, ndërsa më pas në Humus dhe Halep. (Anadolu Agency-AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit