-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Siri – Përfundon evakuimi reciprok nga zonat e rrethuara

Më të lexuarat

Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes opozitarëve dhe regjimit të Bashar al Asadit në Siri përfundon evakuimi i civilëve dhe elementëve ushtarakë në 4 rajonet nën rrethim.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes opozitarëve dhe regjimit të Bashar al Asadit në Siri përfundon evakuimi i civilëve dhe elementëve ushtarakë në 4 rajonet nën rrethim.

Sipas informacioneve të marra mësohet se autokolonat të cilat kanë lëvizur në mënyrë të ndërsjellë nga rajonet nën rrethim e regjimit Zebadani dhe Madaja në perëndim të Damaskut dhe nga rajonet Fua dhe Kefreja nën rrethimin e opozitarëve kanë kaluar pikat e kontrollit.

Autobusët të cilët transportojnë 5.000 civilë dhe elementë ushtarakë nga rajonet Fua dhe Kefreja janë nisur afërsisht 5 orë nga sulmi me bombë i ndodhur në pikën e kontrollit në rajonin nën kontrollin e opozitarëve, në Halep.

Autokolona pasi ka kaluar pikën e kontrollit në lagjen Rashidin ka hyrë në qendrën e Halepit. Autokolona e përbërë prej 73 autobusë është shoqëruar nga 20 ambulanca të Gjysmëhënës së Kuqe të regjimit të cilët kanë transportuar të plagosurit.

Në të njëjtën kohë edhe autokolona prej 2.350 personash që është nisur nga rajoni Madaja dhe Zebadani ka kaluar pikën e kontrollit të regjimit në lagjen Ramuse, ku bëhet e ditur se 67 autobusë dhe 8 ambulanca që transportojnë të plagosurit kanë mbërritur në rajonin Idlib.

Teksa është evakuuar plotësisht rajoni Zebadani mësohet se 4 mijë persona që kanë qëndruar në Madaja janë dakorduar me regjimin dhe do të vazhdojnë të jetojnë në këtë rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit