1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sipas veprës edhe shpërblimi (rreth agjerimit)

Më të lexuarat

Agjërimi është cilësi dhe adet i zotërinjve, kurse adetet e zotërinjve janë zotërinjtë e adeteve.

A nuk dëgjoni fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]:

“Agjërimi është për Mua dhe unë shpërblej për te”.

1- Shpërblimi për lërjen e ushqimit.

Lërja e ushqimit është re e bereqetshme, ai që e pakëson ushqimin, zemra e tij pikon me urtësi, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Ndalu nga gromësira (gogësimi), sepse njerëzit më të ngopur në këtë botë do të jenë njerëzit më të uritur në ahiret”. (Ibn Maxhe dhe Hakimi, hasen).

Sipas veprës është edhe shpërblimi.

Ai që mund ta sundon barkun e vet e forcon fenë e tij, andaj agjëro.

Ata që durojnë dhimbjen e zorëve në këtë botë nga uria, si ka mundësi të shpërblehen sipas veprës së tyre, këtyre që ju janë tharë buzët nga etja dhe u janë dobësuar barqet nga uria?

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë”. (El-Hakka: 24).

Muxhahidi dhe të tjerët kanë thënë: “Ka zbritur për agjëruesit”.

Jakub ibn Jusuf Hanefiu thotë: “Na kanë ardhur lajme se All-llahu do tu thotë miqve të vet në Ditën e Kijametit: o miqtë e mij, ju kam shikuar gjatë në dunja, ju janë tharrë buzët nga pija, u janë futur sytë në gropat e tyre dhe u janë zbrazur barqet, andaj sot jetoni në dhuntitë e juaja dhe pini nga të mirat që keni”.

Enesi [radijall-llahu anhu] thotë:

“All-llahu ka një sofër të cilën se ka parë syri, se ka dëgjuar veshi dhe as që e ka paramenduar zemra e njeriut. Në këtë sofër ulen vetëm agjëruesit”.

Disa dijetar të selefit kanë thënë: “Na ka ardhur lajmi se All-llahu do tu shtron sofër të veçantë agjëruesve nga e cila do të hanë, kurse njerëzit do të llogariten e do të thonë: O Zot, ne llogaritemi, kurse ata hanë. Do tu thuhet: pasiqë kur ata kanë agjëruar, ju keni ngrënë dhe kur janë falur, ju keni flejtur”.

Pasi që sipas veprës është edhe shpërblimi.

2- Shpërblimi i etjes së tyre.

Sehl ibn Sadi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

Po ashtu tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Në xhennet ka një derë që quhet Rejjan. Nga kjo derë hynë agjëruesit në Ditën e Kijametit, e askush me ta nuk hynë. Do të thuhet: ku janë agjëruesit? Ata do të ngriten dhe do të hynë nga kjo derë. E kur të hyjnë do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë nga kjo derë”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Xhenneti i ka tetë dyer. Në te ka një derë që quhet Rejjan, në këtë derë nuk hyn askush tjetër përveç agjëruesve”. (Buhariu dhe Muslimi).

Abdur-Rahman ibn Semure [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa një ëndër, ku mes tjerash ishte edhe kjo:

“Pash një njeri nga ummeti im i etur duke kërkuar ujë, çdo herë që i afrohej Haudit (pishinit) largohej prej tij, e ndërkohë i erdhi agjërimi i Ramazanit dhe i dha ujë e e ngopi me ujë”. (Taberaniu).

Ngopja me ujë në këtë botë është etje, kurse ngopja e vërtetë është në ahiret, sepse sipas veprës vjen edhe shpërblimi.

3- Era e keqe e agjëruesit.

“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij. Një e mirë shpërblehet sa dhjetë sosh dhe deri në shtatëqind herë shumëfishohet shpërblimi, e Zoti ka thënë: “Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, për shkak se njeriu e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua. Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se aroma e miskut. Agjëruesi i ka dy gëzime: njëri gëzim kur të hajë iftar dhe tjetri kur ta takojë Zotin e vet”. (Buhariu dhe Muslimi).

E në hadithin tjetër të cilin e tregon Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga Jahja ibn Zekerija [alejhis-selam]:

“Ju urdhëroj që të agjëroni, sepse shembulli i atij që agjëron është sikurse njeriu që ka me vehte një qese përplot me parfum Brenda një grupi, ku secili e nuhat këtë erë të parfumit. Me të vërtetë era e keqe e agjëruesit është më e mirë te All-llahu se sa era e parfumit”. (Tirmidhiu dhe Ahmedi, sahih).

Mekhuli thotë: “Banorët e xhennetit do të nuhasin një erë shumë të këndshme dhe do të thonë: Zoti ynë, nuk kemi nuhatur erë më të mirë se kjo që nga çasti që kemi hyrë në xhennet. Do tu thuhet: kjo është era e gojës së agjëruesve”.

Ai që për hirë të All-llahut në dunja e le ushqimin, pijen dhe epshin një kohë të caktuar, All-llahu ia kompenzon me gjëra që s’harxhohen, me gra që nuk plaken.

Kush agjëron nga epshi i tij në dunja, e arrijnë nesër në ahiret, ai që agjëron nga çdo gjë tjetër përveç All-llahut, feston ditën kur do të takohet me All-llahun…

“E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s’ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë pa tjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi”. (El-Ankebut: 5).

Pasha All-llahun, shikoni se si vjen shpërblimi sipas veprës…fotografi e qartë dhe e dukshme:

“Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për robin në ditën e Kijametit. Agjërimi thotë: O Zot, e kam penguar nga ushqimi dhe epshet gjat ditës, andaj më bën ndërmjetësues për te. Kur’ani do të thotë: O Zot, e kam penguar nga gjumi gjatë natës, më mundëso të ndërmjetësoj për te, edhe ndërmjetësojnë”. (Ahmedi dhe të tjerët, sahih).

I lumtë atij qëndron i uritur dhe i etur për ngopjen e ditës së ngopjes së Madhe…

I lumtë atij që i lë epshet e kësaj jetë kalimtare për takimin e fshehur që se ka parë…

Marur nga: “El-Xhezau min xhinsil-Ameli”, 1/ 543- 548.

Përshtati: Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit