11.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Xharra ndal emisionin në kohën e iftarirt, i befason ata që agjëruan (Foto)

Më të lexuarat

Në emisionin debatues “Jeta në Kosovë” që drejtohet nga gazetarja Jeta Xharra, besimtarëve myslimanë që agjërojnë u është bërë një befasi, meqenësë emisioni po zhvillohej gjatë kohës sa erdhi iftari.
Organizatorët e emisionit janë përkujdesur për nga një gotë ujë e nga një llokum për pjesëmarrësit në debat e mysafirët në sallë, shkruan Periskopi.
“Iftari erdhi! Zoti kabull atyre që kanë agjëruar, e për ata që agjërojnë ne mund të japim nga një gotë ujë e nga një llokum sa për ta prishur pak”, tha Xharra, ku të ftuar për debat ka përfaqësues të partive e koalicioneve.
Disa kamarierë u panë kur hipën në binë për t’u shërbyer përfaqësuesve politikë e të tjerë mysafirëve në sallë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit