-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sinqeriteti i Ramës: Lojrat e Fatit diktojnë qeverisjen e Shqipërisë

Më të lexuarat

Konferenca e fundvitit e kryeministri Rama u përqëndrua më tepër tek një dialogim që ai pati me një gazetar, për shkak të llojit të pyetjeve të këtij të fundit, duke u lënë anash ca detaje të tjera, disa prej tyre dhe ulëritëse.

I tillë ishte deklarimi i shefit të ekzekutivit se ai nuk e ka patur fuqinë mazhoritare për t’iu imponuar të tijve në lidhje me Lojrat e Fatit; që do të thotë se premtimi i elektoral tij për mbylljen e tyre, i pasuar dhe me të parin aksion qeveritar në funksion të rilindjes së vendit, paska qenë më tepër një vizion individual sesa një pikë programi. Por në fushata elektorale vizionet individuale janë të shkrira në program. Madje e gjitha koha në opozitë për këtë shërben, ku vizionet e liderit përpunohen në mënyrë kolegjiale dhe shndërrohen në pika programi elektoral e më pas qeverisës.

Deklarimi i Ramës se ai nuk ka mundur do të bindë mazhorancën – pra atë që e udhëheq – në lidhje me Lojrat e Fatit, duhej të ishte kryelajm, nga ato që përçojnë dashpërim mbi mënyën se si po qeveriset. Sepse ky është ndër të rrallat raste pra, ku shefi i qeverisë rezulton ta ketë mandatin e cunguar për të realizuar në terren programin qeveritar, i buruar gjithnjë nga vizioni i tij edhe individual, mbi një Shqipëri të rilindur. Duhej të ishte kjo alarmuese edhe shumë më tepër sesa ligji i menaxhimit të mbetjeve, ose i plehrave siç cilësohet ndryshe. Madje në këtë pikë, del në pah dhe defekti i madh i shoqërisë civile në llojin e qasjes që ka ndaj së keqes kërcënuese që vjen nga qeveria.

Lojrat e Fatit dhe Plehrat, nuk kanë si pikë përbashkuese vetëm të qënit dy aktet e para qeveritare në start të Rilindjes, as dhe faktin se që të dyja në kohë u kthyen përmbys; porse që të dyja janë kërcënim për njeriun, cilësinë e jetës. Por tek kjo e fundit ka dhe një diferencë: nëse Plehrat kërcënojnë vetëm jetën në kuptimin fizik, Lojrat e Fatit janë kërcënuese të dyfishta. Prej tyre vdes morali i një shoqërie; prej tyre merr fund individi, qytetari, familjari, bashkëshorti, prindi, fëmija; e po ashtu merr udhë krimi që më pas merr dhe jetë njerëzish.

Diferencat janë dhe tek zgjidhja. Çështja e plehrave, duke qenë esktra-material si problem e ka zgjidhjen gjithsesi; ajo është shkenca, arritjet e saj teknologjike, që shkojnë deri aty sa dhe urinën ta shndërrojnë në ujë të pijshëm. Pra, paska një rrugëzgjidhje.

Ndërsa Lojrave të Fatit nuk ka shkencë që t’u japë dum. Duke qenë tej-fizike, tej-materiale, bixhozi – dhe është më mirë të thuhet kështu, sesa të kamuflohet me sajesa gjuhësore të zbutura – nuk ka gjasë të konvertohet në diçka frytdhënëse. Dhe këtë ta thotë me zë të lartë dhe vetë bixhozxhiu. Mirëpo ja që shoqërisë civile nuk ua ndjen për këtë. As asaj jo civile. Dhe shumë pak asaj mediatike, e cila më shumë sheh lojën politike aty sesa helmin që vazhdon të kontaminojë shoqërinë që po ia merr frymën bixhozi, ai me lloto e ai me butona nëpër kazino.

Ndërkohë, kapitullimi i shprehur kryeministrit përballë një mazhorance të mazhorancës së në lidhje me…bixhozin – nëse e marrin për të sinqertë atë që tha ai – se nuk ka mundur t’i bindë të tijtë në shumicë, tregon se Shqipëria po udhëhiqet nga Lojrat e Fatit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit