10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

LSI sfidon Ramën

Më të lexuarat

LSI sfidon kryeministrin Rama për ligjin e lojërave të fatit. Një ditë pasi Rama u shpreh se nuk gjeti dakordësi brenda grupit për ketë ligj, kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka thënë:

“Bixhozi kjo semundje e rende shoqerore e ka te qarte sherimin dhe crrenjosjen. Problemi eshte shume i thjeshte per sa i takon LSI, kryeministri mund ta sjelle ligjin per mbylljen e bixhozit qe ne seancen e pare te janarit dhe te gjitha votat e grupit tonë do te jene pro mbylljes. Besoj qe deri ne mbledhjen e pare te parlamentit te janarit Rama do t’i beje bashke te gjitha votat e grupit te PS, ne pak jave i japim pra fund nje here e mire problemit te bixhozit”- tha Vasili.

Opozita ndërkohë e akuzon Ramën se familjarë të tij kontrollojnë biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri, prandaj dhe ai është i kapur dhe ligji i ri që parashikonte zhvendosjen e këtyre bizneseve jashtë zonave të banuar, u shty sërish me 4 vjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit